Në një panair të armëve, Rusia ka prezantuar së fundmi një robot të armatosur me një granatahedhës, i projektuar për të shkatërruar mjete të rënda të ushtrisë kundërshtare.

Megjithatë, Daily Mail shkruan se nëse do të bëhen kërkime të thjeshta për këtë robot, atëherë zbulohet se arma e re e Rusisë në fakt është një prodhim kinez dhe gjendet lehtë në internet për 2500 paund dhe mund të shërbejë për të ndihmuar në “punët e shtëpisë”.

Më tej, media angleze shkruan se robotit është mbështjellë me një rrobë të zezë për të mos u vënë re nga shikues, por ai është i llojit ‘Go1’ Yushu Technology Dog, i prodhuar nga kompania Unitree.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";