Postimi i parë në Twitter i shpikësit të Twitterit Jack Dorsey i është shitur për 2.9 milionë euro një biznesmenit në Malajzi.

Postimi ishte publikuar më 21 mars të 2006-s dhe thoshte “vetëm po e vendosë tweetin tim” dhe është shitur në një ankand për bamirësi.

Blerësi me bazë në Malajzi Sina Estavi e krahasoi blerjen e postimit me blerjen e një pikture të Mona Lizës.

Postimi u ble duke përdorur kriptomonedhën eter, një rival i bitcoinit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ky është vetëm një tweet”, ka postuar Estavi në Twitter. “Mendon që vite më vonë njerëzit do ta kuptojnë vlerën e vërtetë të postimit, si të pikturës së Mona Lizës”, ka shkruar ai.