Ofruesit e internetit nëpër zona rurale të Anglisë i kanë kërkuar sqarime Qeverisë lidhur me pesë miliardët e premtuar, të cilat janë reduktuar në 1.2 miliardë.

Organet e rrjetit kanë kërkuar sqarim se kur do të ndahen 3.8 miliardët e tjerë derisa ndryshimi në rishikimin e shpenzimeve është bërë nga shefi i Thesarit, Rishi Sunak.

Bizneset dhe rrjetet shtëpiake të internetit do të kishin lidhje me shpejtësi gigabajt me rrjet deri në 2025, bazuar në premtimin e bërë nga kryeministri Boris Johnson.

Shoqata e Bashkëpunimit të Rrjetit të Pavarur, e cila përfaqëson ofrues të vegjël me rrjet të gjerë alternativ, ka thënë se do të bëjë presion mbi qeverinë për t’i implementuar fondet e premtuara.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“E gjithë çështja e programit të financimit është të sigurojë që zonat e vështira për t’u arritur, të mos lihen pas në këtë azhurnim masiv të infrastrukturës digjitale”, ka thënë Malcolm.