Snapchat, një nga rrjetet më të njohura sociale për dwrgimin e fotografive, sidomos te të rinjtë, më në fund ka krijuar mundësinë për të hequr të padëshiruarit nga llogaria personale.

Rrjeti do të vë në përdorim funksionin e quajtur “Friend Check Up” (Kontrolli i miqve), që u mundëson përdoruesve të kontrollojnë periodikisht që lista e personave, me të cilët kanë zgjedhur të ndajnë histori dhe përmbajtje të postuara në internet, të përputhet me dëshirat e tyre.

Funksioni do të mbërrijë si një njoftim dhe tash për tash për sistemin Android, por së shpejti do të jetë i disponueshëm edhe për iOS.

Kjo është një strategji e kundërt me atë të “Facebook”, që në vend të kësaj sugjeron vazhdimisht nëse përdoruesi ka nevojë të shtojë miq të rinj./atsh

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";