Sonda e misionit të parë ndërplanetar arab pritet të hyjë në orbitën rreth Marsit të martën, në atë që konsiderohet si pjesa më kritike e një udhëtimi për të zbuluar sekretet e motit në Planetin e Kuq.

Sonda “Al-Amal” (“Shpresa”) drejtohet nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ajo pritet të sigurojë një pamje të plotë të dinamikës së temperaturës në atmosferën e Marsit.

Ngritja e kësaj anije kozmike pa pilot u zhvillua në korrik nga qendra hapësinore Tanegashima (në jugperëndim të Japonisë), pas dy shtyrjeve për shkak të motit të keq.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ambiciet hapësinore të këtij vendi të Gjirit shihen si një kujtim i epokës së artë të arritjeve të mëdha kulturore dhe shkencore në Lindjen e Mesme.