Nëse mendoni se keni parë gjithçka kur bëhet fjalë për dizajnet moderne të superjahteve luksoze, vjen një koncept i një mjeti të ri hibrid që do t’iu befasojë.

Jahti 65 metra i gjatë ka një dizajn vërtet unik sa i përket pjesës së jashtme, pasi do të ndërtohet me mure gjigantë xhami. Ai do të ketë 5 pishina, dhe një kinema të hapur.

I projektuar nga studio njujorkeze “Gill Schmid Design” në bashkëpunim me “Lateral Naval Architects”, anija është e pajisur me një motor të ri E-Hybrid, me bateri.

Jahti SEE ka vend për 14 të ftuar dhe 17 anëtarë të ekuipazhit. Përveç pishinave, të ftuarit mund të shijojnë saunën, dhomën e avullit dhe një jakuzi. Kuzhina është e pajisur me elektroshtëpiaket më moderne dhe të gjitha pajisjet që i duhen një shefi kuzhine, si dhomë fermentimi, pajisje për sushi dhe një banak për të shërbyer kafe dhe kokteje.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Projektuesit thonë që ndërtues të ndryshëm kanë shprehur interes për ta bërë realitet këtë superjaht, që mund të ndërtohet brenda 3 viteve nga nisja e punimeve.