Administrata e Biden po ndërmerr hapa për të bllokuar ndërtimin nga Kina të kompjuterit më të shpejt në botë, i cili mund të përdoret për zhvillimin e armëve të avancuara, duke përfshirë edhe ato bërthamore dhe raketat hipersonike.

Shtatë kompani kineze dhe laboratorë qeveritarë janë vendosur nën kontrollin e produkteve që do të importojnë nga SHBA, për shkak të lidhjeve të tyre me zhvillimin e superkompjuterit. Kjo do të thotë se ato nuk do të jenë në gjendje të përdorin teknologji me origjinë nga SHBA pa licencën e Departamentit të Tregtisë. “Veprojnë në kundërshtim me interesat tona të sigurisë kombëtare”, tha një zyrtar i lartë i Departamentit të Tregtisë për Washington Post.

SHBA dhe Kina janë në garë armatimesh për ndërtimin e raketave hipersonike, të cilat janë të afta të arrijnë një shpejtësi 5 herë më të madhe se e zërit, duke u bërë praktikisht të pandalshme. Këto raketa janë jashtëzakonisht të shpejta dhe të manovrueshme që të shmangin të gjitha sistemet ekzistuese të mbrojtjes.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";