Vetëm 7 për qind e shqiptarëve shfaqin interes ndaj zbulimeve të reja shkencore dhe teknologjike. Është ky rezultati pas anketës së zhvilluar nga Drejtoria e Përgjithshme e Komisionit Evropian për Kërkim dhe Inovacion në 27 vendet e “unionit” dhe shtetet kandidate për anëtarësim.

Sipas rezultatit të publikuar nga Komisioni Europian, shqiptarët renditen të fundit ndër popujt që shfaqin interes ndaj zhvillimeve teknologjike e shkencore.

Nga ana tjetër, edhe ata pak shqiptarë që zotërojnë aftësi digjitale e teknologjike po largohen nga vendi duke ndikuar kështu negativisht në tregun e punës. Sipas një raporti të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim të titulluar Raporti i Tranzicionit 2021-2022, i cili përqendrohet në tendencat e digjitalizimit, në vend rendimenti në punë është i ulët për shkak të mungesës së aftësive teknologjike, duke u përkthyer kësisoj edhe në pagesa të ulëta.

 Sipas studiuesve të ekonomisë dhe tregut të punës, teknologjia duhet të konsiderohet si prioritet, pasi nevojat e diktuara nga pandemia për këtë sektor janë shumë të mëdha. 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";