Miliarderi Elon Musk ka gati rivalin e ChatGPT, një platform që sipas tij do të quhet “TruthGPT”, sfidanti më i mirë i popullores Inteligjenca Artificiale.

“Do të nisë shumë shpejt diçka që do ta quaj “TruthGPT”, për të ofruar të vërtetën e Inteligjencës Artificiale, për të kuptuar sa më mirë e qartë natyrën e universit”, tha Musk në një intervistë televizive.

Ne nuk do të ofrojmë, tha miliarderi, një platformë për të sfiduar njeriun, sepse ne njerëzit, jemi pjesa më interesante e këtij universi. Tashmë, Musk e ka gati kompaninë që do të merret me krijimin e lançimin sa më parë të Inteligjencës Artificiale.

Kompania e re është regjistruar në Nevada, atje ku edhe ka nisur punën për të zhvilluar sisteme më të fuqishme sesa OpenAI, duke lançuar menjëherë GPT4.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Musk bëri edhe disa paralajmërime për inteligjencës artificiale, duke thënë se nuk ishte aspak e mirëmenduar, por sipas tij, ka një potencial shkatërrues për civilizimin, shumë shpejt.

Sipas Musk, rreziqet e inteligjencës artificiale, ai i ka diskutuar me ish-presidentin amerikan Barack Obama, që kur ky i fundit drejtonte Shtëpinë e Bardhë dhe në atë kohë i ka kërkuar që të hartohet një legjislacion për të nxitur rregullimin e përdorimit të inteligjencës artificiale, sot sipas Musk është shumë vonë.