Të gjesh dhe shfrytëzosh mundësitë, aty ku ekziston një nevojë. Nevoja ishte mësimi i rrjedhshëm i gjuhës angleze, nga ata njerëz të biznesit që kanë prezantimet dhe takimet me të huaj si pjesë të së përditshmes.

Jorena Xhaferraj është bashkëthemeluese e langTastic, një startup-i shqiptar në fushën e edukimit. Sot ajo kërkon të zëvendësojë kurset klasike fizike, me klasa online 27 minutëshe, të pështatura sipas nevojave të klientit.

1 vit nga lançimi, kjo platformë ka gjetur shtrirje në Shqipëri dhe Itali, por planet e Jorenës janë për t’u shtrirë në çdo vend ku ka nevojë për këtë komoditet të mësimit të gjuhës angleze.

Me një varietet programesh të gjuhës angleze, langTastic është një nga startupet shqiptare më premtuese në këtë fushë. Shumë prej tyre u lançuan gjatë pandemisë dhe sot i drejtohen jo vetëm vendit tonë, por gjithë botës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";