Bashkëthemeluesi i Apple, Steve Wozniak i është vënë pas ndjekjes së çështjes së të drejtës së  vetë-riparimit, pavarësisht kundërshtimit të kompanisë.

Kjo lëvizje kërkon miratimin e ligjeve që i lejojnë përdoruesve hyrjen në informacione dhe disponimin e pjesëve për të riparuar vetë pajisjet e tyre.

Apple nuk do të ekzistonte sikur unë mos të isha rritur në një botë të hapur nga ana teknologjike. Është koha ta njohim në mënyrë më të plotë të drejtën e riparimit”.

Aktualisht, në Europë dhe SHBA, rregullat e vetë-riparimit janë të kufizuara për mjetet dhe pajisjet. Apple është një nga kundërshtarët më të fortë për zgjerimin e këtij legjislacioni pasi lejon vetëm teknikët e autorizuar prej saj për të riparuar pajisjet dhe nuk shpërndan pjesë rezervë apo informacion për riparimin.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Madje, kompania ka rritur të bindë organet përkatëse për këto ligje që një nismë e tillë mund të jetë e rrezikshme sepse njerëzit mund të dëmtojnë veten gjatë përpjekjes për të riparuar vetë një pajisje.

Por, Wozniak ka një mendim të kundërt lidhur me këtë. “Kompanitë e ndalojnë të drejtën e riparimit sepse kjo iu jep atyre kontroll dhe pushtet mbi gjithçka. Ka ardhur koha të bëjmë çfarë është e drejtë, tani”.