Bashkëthemeluesi i Twitter, Jack Dorsey, pritet të largohet nga posti i shefit ekzekutiv të kompanisë, raportojnë mediat ndërkombëtare.
Jack Dorsey ka dhënë dorëheqjen si CEO i Twitter dhe vendin e tij do ta zërë Parag Agrawal. Kompania e rrjeteve sociale tha në një deklaratë, se Dorsey do të qëndrojë në bordin e drejtorëve deri në përfundimin e mandatit të tij në 2022.
Dorsey themeloi Twitter në 2006 dhe ka shërbyer si shef ekzekutiv i Twitter. Ai kishte qenë nën presion nga disa investitorë për të dhënë dorëheqjen vitin e kaluar.
Thirrjet për largimin e tij erdhën në vitin 2020 nga menaxhmenti Elliott, një firmë investimi që zotëron një sasi të konsiderueshme të aksioneve të Twitter.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";