Një tipar i ri po vjen së shpejti në TikTok – deri në tre minuta video.

Matt Navarra, një person që shpesh ka informacion të besueshëm në lidhje me risitet kur bëhet fjalë për rrjetet sociale, e postoi këtë lajm në llogarinë e tij në Twitter.

Tani për tani, videot mund të zgjasin deri në një minutë, i cili është një format që ka “pushtuar botën” shumë lehtë, duke pasur parasysh popullaritetin e TikTok.

Në një botë ku dominon përmbajtje shumë më e gjatë, videot deri në një minutë janë saktësisht sekreti i suksesit planetar të TikTok, shkruan portali The Verge, transmeton BW.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ne ende nuk e dimë saktësisht se kur mund të vijë në jetë ky format, por sigurisht mezi presim të shohim nëse do të kontribuojë vërtet në popullaritetin edhe më të madh të aplikacionit.