Konglomerati japonez, Toshiba, ka marrë një ofertë blerjeje nga një fond privat britanik nga një marrëveshje që mund të vlejë rreth 20 miliardë dollarë apo 14.5 miliardë funte.

Aksionit e firmës së goditur nga skandali u ndaluan përkohësisht në bursën e Tokios pasi ajo konfirmoi ofertën nga CVC Capital Partners.

Nëse është i suksesshëm, do të lejojë që Toshiba të përqendrohet në energjinë e rinovueshme dhe bizneset e tjera kryesore, thonë raportet.

Aksionet e listuara në SHBA të Toshibas shënuan gati 20 për qind pasi u zbulua oferta.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Konglomerati ka qenë në qendër të një numri skandalesh në vitet e fundit, duke përfshirë llogaritjen e rremë dhe humbjet e mëdha të lidhura me njësinë e tij bërthamore të SHBA.

Ajo u detyrua të shesë sektorin e saj të çipave fitimprurëse për të kompensuar humbjet e mëdha.

Shefi ekzekutiv dhe presidenti i Toshiba Nobuaki Kurumatani konfirmoi të mërkurën ofertën nga CVC Capital Partners duke shtuar se “ne do ta diskutojmë atë në bord”.

Zyra kryesore e CVC është në Londër megjithëse Luksemburgu është selia e tij zyrtare.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";