Turneu i parë multiplatform e-gaming në vend

Turneu më i madh në e-gaming vjen këtë verë nga Telekom Albania në bashkëpunim me GameOn Albania, si një iniciative me qëllim nxitjen e një skene kompetitive në e-sports dhe mobile gaming në Shqipëri.

Ky është turneu i parë ku lojtarët do të kenë mundësi të marrin pjesë në 8 lojra të ndryshme ku përfshihen lojra si Fortnite, PUBG, Clash Royale në platforma mobile, apo lojra si CS:GO, FIFA apo League of Legends në PC dhe konsola. Turnetë do të zhvillohen në 8 fundjava njëra pas tjetrës, ku nëse ja dilni te jeni pjesë e finalistëve apo triumfoni, do të përfitoni nga çmimet fantastike që kemi vendosur për ju.

Me zhvillimet e shpejta të teknologjisë dhe ndikimin në rritjen e numrit te përdoruesve të lojërave nga celulari, jemi entuziast që sjellim për herë të parë në Shqipëri një turne për mobile games.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ky aktivitet njekohësisht bën bashkë dhe promovon vizionin tonë drejt sigurimit të një përvoje superiore në rrjetin Telekom dhe ofrimin e pajisjeve më të mira të cilat suportojnë teknologjinë e fundit për klientët tanë.

Përpos talentit, interneti i shpejtë në lidhje të qëndrueshme dhe parametrat e telefonave të mençur janë dy nga aspektet kryesore që ndikojnë në performancën e një lojtari. Rrjeti Telekom ndihmon në përvojën gjatë lojës duke mundësuar lidhje të shpejtë, pa ndërprerje.

Bazuar në rezultatet e testit mbi latency (vonesën), një term i njohur si lag* në komunitetin e lojtarëve fanatik, rrjeti Telekom klasifikohet me një normë tejet të ulët – perfekt për gaming, që e bën Telekom ofruesin e duhur për këdo që luan lojra nga celulari apo në lëvizje.

Vizito telekomlegends.al dhe mëso më shumë për të marrë pjesë në sezonin e parë të këtij kompeticioni ku mund të bëheni fitues i Prize Pool prej 3,000 Euro. Pjesëmarrja në këtë event është falas.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Zgjidh këtu lojën e preferuar dhe regjistrohu

Informohu në faqen e Telekom për kampionatin dhe regjistrohu

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";