Kompania hapësinore amerikane SpaceX lançoi ​​në orët e para të mëngjesit, nga Qendra Hapësinore “Cape Canaveral” në Florida, satelitin e ri turk të telekomunikacionit Turksat 5B.

I prodhuar nga Airbus dhe i transferuar nga Franca në Shtetet e Bashkuara, Turksat 5B është sateliti më i fuqishëm turk dhe do të rrisë kapacitetin e Ka-Band me më shumë se 15 herë.

Turksat 5B është prodhuar me kontributin e industrisë vendase, jetëgjatësia e tij pritet të jetë më shumë se 35 vjet.

Përveç Turqisë, Turksat 5B do të mbulojë gjithë Lindjen e Mesme, Gjirin Persik, Detin e Kuq, Mesdheun, Afrikën Veriore dhe Lindore, Nigerinë, Afrikën e Jugut dhe vendet fqinje.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Me Turksat 5B, Turqia aktualisht ka tetë satelitë aktivë.