Regjistrimi i përdoruesve për të raportuar episodet e pretenduara të dezinformimit në Twitter është nisma e njoftuar nga rrjeti social që po përgatitet të nisë një projekt të ri të quajtur ”Birdwatch”.

Ideja e kësaj nisme është të lejojmë përdoruesit e rrjetit social të identifikojnë mesazhe që mund të jenë false ose mashtruese.

”Një iniciativë e nisur pas përpjekjes së re për të hequr përmbajtjen e konsideruar të rreme dhe të dëmshme dhe e cila pa momentin e saj më të nxehtë në pezullimin e llogarisë së ish-presidentit të SHBA Donald Trump”, shpjegoi Twitter.

”Projekti do të fillojë si një projekt pilot në SHBA. Duhet të funksionojë kështu: njerëzit të cilët identifikojnë informacione që i konsiderojnë mashtruese do të shkruajnë shënime kontekstuale”, shpjegoi nënkryetari i Twitter, Keith Coleman.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Në fund të fundit ne synojmë t’i bëjmë shënimet të dukshme drejtpërdrejt në tweets për audiencën globale të Twitter”, theksoi Coleman.