Lajmi i cili e paralajmëroi vdekjen e yllit të filmit “Black Panther”, Chadwick Boseman, ishte mesazhi më i shpërndarë i Twitterit në botë gjatë vitit 2020, dhe ka marrë më së shumti pëlqime në historinë e këtij rrjeti social.

Postimi i 28 gushtit nga familja e Bosemanit ku thuhej se aktori ka vdekur nga kanceri në zorrë, në moshën vetën 43-vjeçare, i ka marrë më shumë se 7.5 milionë pëlqime.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, një përdorues i rregullt dhe fanatik i Twitterit, ishte personi më i përmendur në këtë rrjet social gjatë vitit 2020. Pas Trumpit renditet kundërshtari i tij demokrat dhe fituesi i zgjedhjeve presidenciale të nëntorit, Joe Biden.

Grupi i muzikës K-Pop, “BTS”, janë shpallur muzikantët më të përmendur në Twitter në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të katërtin vit me radhë, duke i reflektuar kështu arritjet e bendit të përbërë nga shtatë djelmosha në toplistat muzikore në Amerikë, dhe suksesin e tyre nëpër ceremoni të ndryshme shpërblyese.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Mesazhi i ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, i cili e nderonte legjendën e basketbollit Kobe Bryant, i cili vdiq në një aksident me helikopter në janar të këtij viti, ishte mesazhi i dytë më i shpërndarë dhe pëlqyer në këtë rrjet social.