Twitter tha se hakerët kanë parë mesazhe direkte private nga 36 llogari, që kanë qenë të përfshira në sulmin kibernetik të javës së kaluar.

Twitter tha se njëra llogari i përkiste një zyrtari të zgjedhur të Holandës, por nuk zbuloi më shumë.

Javën e kaluar, hakerët kanë sulmuar llogaritë e shumë figurave të shquara politike dhe kulturore, duke iu bërë thirrje përdoruesve që të dërgojnë monedha digjitale Bitcoin, transmeton REL.

Kuletat e Bitcoinit besohet se kanë arritur të marrin më shumë se 100,000 dollarë të monedhës digjitale, përpara se mesazhet mashtruese të hiqeshin nga Twitter.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Twitter tha se 130 llogari kanë qenë në shënjestër të sulmit, i cili ka ekspozuar informacione personale, përfshirë adresa të emailit dhe numra telefoni.

Edhe pse Twitter nuk e emëroi zyrtarin e prekur holandez, mediat lokale thanë se ka të ngjarë që ai është politikani i ekstremit të djathtë, Geert Wilders.

Komiteti i Tregtisë i Senatit të Shteteve të Bashkuara ka kërkuar nga Twitter që të dëshmojë për incidentin më 23 korrik.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";