Kompania Twitter deklaroi se ka nisur të shënjestrojë keqinformimet mbi e vaksinat, të postuara në platformat e tij, duke etiketuar tweet-et dhe duke i bllokuar shkelësit e përsëritur.
Gjiganti i mediave sociale tha se do të shënojë tweet-et që dyshohet se përmbajnë informacione mashtruese në lidhje me vaksinat kundër koronavirusit, ka njoftuar agjencia Ata.
Llogaritë që shkelin vazhdimisht rregullat e Twitterit do t’i nënshtrohen një sistemi paralajmërimi, për shembull, një tweet i fshirë do të marrë dy paralajmërime e më pas do të bllokohet.
Dy ose tre paralajmërime mund të rezultojnë në një bllokim 12-orësh, katër paralajmërime mund të dërgojnë në mbylljen e llogarisë për një javë dhe pesë paralajmërime në bllokim të përhershëm.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";