Një “YouTuber” ka bërë me dije se 3 celularë të tij Samsung kanë shpërthyer për shkak të temperaturave të larta.

Arun Maini tha për “Daily Mail” se bateritë e Samsung Galaxy S6, Galaxy Note 8 dhe Galaxy S10 u zmadhuan shumë, duke nxjerrë nga vendi kapakun.

Por, Maini nuk është i vetmi. Shumë të tjerë në Britaninë e Madhe kanë treguar në rrjetet sociale se celularët e tyre Samsung janë nxehur shumë, edhe duke mos u përdorur.

Në vitin 2016, celularët Samsung Galaxy Note 7 patën raste shpërthimesh, duke shkaktuar 112 zjarre në Angli.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";