Pushtimi nga robotët është skenari i shumë filmave fantastiko-shkencorë, por një video e shpërndarë në rrjetet sociale nga një kompani kineze e prodhimit të robotëve ka shkaktuar reagime të ndryshme, duke entuziazmuar disa, por edhe frikësuar disa të tjerë.

Në videon e shpërndarë nga kompania kineze, “Unitree”, batalioni i “qenve” robotë shfaqet duke kryer një lëvizje të sinkronizuar në përsosmëri, gati në mënyrë të frikshme.

Të gjithë qentë-robotë, të quajtur Aliengo, kanë disa veti që i bëjnë tepër të zhdërvjellët në kryerjen e lëvizjeve. Kompania i prezantoi për herë të parë këto robotë në Panairin e Elektronikës në vitin 2020 dhe thotë se qentë mund të ecin me një shpejtësi 10 km/h.

Robotëve momentalisht nuk i janë bashkëngjitur armatime, por nuk përjashtohet që kjo të bëhet në të ardhmen.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";