WhatsApp ka shfaqur probleme mbrëmjen e së martës në shumë vende të botës, përfshi edhe Shqipërinë. Përdoruesit e aplikacionit të mesazheve e kanë pasur të pamundur të dërgojnë apo të marrin mesazhe për disa minuta.

Problemin e vunë në dukje shumë përdorues në Twitter. Aplikacioni shfaqi probleme jo vetëm në celular, por edhe në versionin e tij në desktop.

WhatsApp ka rreth 2 miliardë përdorues në të gjithë botën. Aplikacioni u ble nga Facebook për 19 miliardë dollarë në vitin 2014, duke u bërë kështu një nga blerjet më të mëdha të rrjetit social.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";