WhatsApp po teston një opsion që i lejon përdoruesit të dërgojnë mesazhe pa përdorur celularin e tyre për të dërguar një mesazh për herë të parë.

Aktualisht, WhatsApp është i lidhur me celularin e përdoruesit, pra pajisjet e tjera kanë nevojë që celulari të jetë i lidhur me to për të marrë dhe dërguar mesazhe.

Opsioni i ri do të lejojë dërgimin e tyre edhe në rast se celulari nuk ka bateri, madje mund të përdoren njëkohësisht 4 pajisje.

Risia do të testohet fillimisht si një version “beta” për një grup të vogël përdoruesish në mënyrë që të planifikohet dhe përmirësohet performanca përpara se të jetë i përdorshëm nga të gjithë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Edhe në sistemin e ri do të vazhdojë të funksionojë siguria e lartë e mesazheve, të cilat mund të lexohen vetëm nga përdoruesit dhe nuk lejon ndërhyrjen e palëve të treta.