Xiaomi dje ka prezantuar serinë Mi 11, por në këtë ngjarje dyshohet se nuk u prezantua njëri nga versionet, ai Mi 11 Pro.

GSMArena shkruan se sipas raportimeve nga stacioni Digital Chat, aty është edhe Xiaomi Mi 11 Pro, i cili do të lansohet pas Vitit të Ri Kinez, i njohur ndryshe edhe si Festivali i Pranverës, më 12 shkurt 2021.

Xiaomi Mi 11 ka ardhur me përmirësime në ekran dhe në aftësi më të mëdha të karikimit, për dallim nga paraardhësi Xiaomi Mi 10.

Është e mundshme që Xiaomi Mi 11 Pro do të prezantohet gjatë lansimit në nivel global të Mi 11.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";