Njohuritë për Universin pasurohen nga një zbulim i ri historik.  Bëhet fjalë për imazhet e para të plota të vrimës së zezë në qendër të galaktikës sonë së Rrugës së Qumështit.

Kjo është prova përfundimtare e ekzistencës së Shigjetarit A*, “gjigantit supermasiv” më të afërt me ne, i zbuluar falë bashkëpunimit ndërkombëtar midis Teleskopit të Horizontit të Ngjarjeve, Institutit Kombëtar të Astrofizikës, Institutit Kombëtar të Fizikës Bërthamore dhe Universitetet Federico II të Napolit dhe Cagliarit.