Një zbulim i jashtëzakonshëm në veriun e Europës mund të ndryshojë kursin e ekonomisë së kontinentit, dhe ta projektojë atë jashtë ndikimit kinez.

Prej vitesh qeveritë europiane po tentojnë të gjejnë brenda tyre lëndët e para që shërbejnë për ndërtimin e komponentëve më të avancuara në teknologji.

Këto elementë, si kobalti, titani dhe të paktën 17 elementë të tjerë më pak të njohur nga publiku i gjerë, përmblidhen në termin tokë e rrallë”, sepse gjenden në mes materialeve të tjera të pavlerë, ku pak kilogramë mund të nxirren nga dhjetëra tonelata tokë.

Kina është vendi me përqendrimin më të madh të këtyre metaleve, ku mendohet se vendi aziatik disponon rreth 40% të tregut, që prodhon rreth 140 mijë tonelata në vit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Por kompania shtetërore suedeze LKAB, ka dhënë lajmin e madh se në veri të vendin skandinav, në afërsi të qytetit të Kirunës, e pas disa testimesh është gjetur ai që cilësohet si depozitimi më i madh në Europë, potencialisht rreth 1 milionë ton.

Një sasi që do të lehtësonte prodhimin e baterive për mjetet elektrike por edhe turbinat eolike, fibrat optike, radarët ushtarakë e të tjerë.

Do të duhet ndoshta një periudhë 15 vjeçare testimesh para se të fillojë shfrytëzimi i plotë i depozitimit në afërsi të rrethit arktik.

Ndërkohë, prej vitesh qendra e qytetit më verior në Suedi ka kohë që po spostohet rreth 3 kilometra nga ku ndodhej fillimisht pikërisht për të mundësuar gërmimet.  

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

<!–

–>

Në minierat e kontrolluara nga kinezët ku bashkohet skllavëria me teknologjinë

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";