Ky është Jupiteri, planeti më i madh i sistemit tonë diellor. Imazhet e rralla që ofrojnë një vështrim të paprecedentë të planetit, janë realizuar nga teleskopi hapësinor më i madh dhe më i Fuqishëm, James Webb, në muajin korrik.

Fotot tregojnë aurorat, stuhitë gjigande, hënat dhe unazat që rrethojnë Jupiterin në detaje që astronomët i kanë përshkruar si të pabesueshme. Imazhet me rreze infra të kuqe janë ngjyrosur artificialisht për t’i bërë dukuritë më të dallueshme.

Teleskopi hapësinor James Web është pjese e një mision ndërkombëtar të drejtuar nga NASA me partnerët e Agjencisë Hapësinore Europiane dhe asaj Kanadeze. Teleskopi u lëshua në dhjetor të 2021-shit, dhe aktualisht gjendet i pozicionuar 1,6 milionë kilometra nga toka. i konsideruar si pasardhës i teleskopit të famshëm Hubble, ai pritet të jete një force dominuese e zbulimeve për të paktën 20 vitet e ardhshme.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";