Studiuesit meksikanë kanë zbuluar një gjini dhe specie të panjohur më parë të dinozaurëve, njoftoi Instituti Kombëtar i Antropologjisë dhe Historisë (INAH) i vendit.

Studiuesit ishin në gjendje të identifikonin speciet barishtore ”Tlatolophus galorum” nga një kafkë, e ruajtur gati 80%, që u gjet gjatë gërmimeve në shtetin verior të Meksikës Coahuila.

Gjetja përfshinte edhe një kurriz të gjatë 1,32 metra.

Emri i gjinisë Tlatolophus është i përbërë nga fjala tlahtolli (fjalë) në gjuhën azteke Nahuatl dhe fjala greke lophus (kreshtë).

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

”Ky dinozaur duhet të ketë ngordhur 72 ose 73 milion vjet më parë, në një tokë të pasur me sedimente dhe si rezultat, trupi i tij është ruajtur mirë”, sipas INAH.