Siç thanë shumë në ato ditë, kënga e zogjve tingëlloi ndryshe gjatë bllokimit, sipas një studimi.

Duke analizuar cicërimat e harabelave të regjistruara në dekada, shkencëtarët konfirmuan një ndryshim në repertorin vokal të zogjve kur qyteti qetësohej.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Zogjtë cicëronin në një shkallë më të lartë kur bënin thirrje për të mbrojtur territorin e tyre dhe për të joshur dikë.

Dhe kur njerëzit mendonin se zogjtë po cicëronin më fort, atëherë ata këndonin më qetësisht.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Dr. Elizabeth Derryberry, pjesë e Departamentit të Ekologjisë dhe Biologjisë Evolucionare në Universitetin e Tenesit në Sh.B.A, ka studiuar për vite me radhë se si ndotja e zhurmës ndikon në këngën e zogjve.

“Njerëzit kishin të drejtë kur thoshin që zogjtë këndonin ndryshe gjatë mbylljes”, tha ajo.

Ajo që gjetën shkencëtarët nga studimi erdhi si befasi. Shumicën e kohës, janë harabelat meshkuj që këndojnë, dhe gjatë heshtjes zogjtë përmirësuan performancën e tyre vokale dhe kënduan këngë “më seksi” me një shkallë më të ulët për të mbrojtur territorin e tyre dhe për të “flirtuar” me një femër.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Kur nuk kishte zhurmë gjatë karantinës, këngët e tyre tingëllonin më seksi për zogjtë e tjerë. Ky studim tregon se kur zvogëloni ndotjen akustike, ka pothuajse një efekt të menjëhershëm, në sjelljen e botës së egër”, tha Dr. Derryberry.

The post Zogjtë cicëruan ndryshe gjatë karantinës appeared first on Vizion Plus.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";