
Gjashtë kilometrat e para të autostradës Tiranë-Durrës do të hapen për qarkullim në dhjetor.
Sipas zëvendëskryeministres Belinda Balluku, ritmi i punimeve për zgjerimin e autostradës në dy fazat e para ka qenë i mirë.
“Tashmë autostrada Tiranë-Durrës, në 6 kilometrat e parë nga Casa Italia deri te mbikalimi i Kasharit, kthehet në një autostradë të tipit a me kurorë 32.5 metra gjerësi. Do të ketë tre korsi në secilin krah, plus një korsi emergjence – pra katër korsi gjithsej për secilin drejtim“, tha Balluku.
Drejtori i autoritetit rrugor shqiptar, Gentian Gjyli, shtoi se po punohet edhe për ndriçimin dhe gjelbërimin e objektit./vizionplus.tv
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";