
Pas ndarjes nga jeta të Presidentit të Parlamentit Europian David Sasoli, vendin e tij do ta zërë deputetja konservatore malteze Roberta Metsola. Koha e zgjedhjeve, që u mbajt me votim të fshehtë nuk kishte të bente me ndarjen nga jeta të Sassolit pasi mandati i tij do të përfundonte këtë muaj.
Ajo ishte midis katër kandidatëve për këtë pozicion, por Alice Bah Kuhnke ishte kundërshtarja e saj më e fortë pasi arriti të fitonte 101 vota. Metsola arriti të merrte 458 vota po asaj i duheshin 309 për të fituar. Metsola është personi më i ri që do mbajë këtë post në historinë e parlametit evropian.
Që nga shpallja e vendimit të saj për të kandiduar, Metsola e cila i përket fraksionit të qendrës së djathtë të Partisë Popullore Evropiane, 43-vjeçarja arriti të bindte grupet e tjera për të marrë besimin e tyre.
Qëllimi sipas saj është “të ndihmojë njerëzit në vendet tanëtare të besojnë tek Evropë”. Por marrja e postit pas vdekjes së Sassoli-t mjaft të pëlqyer në rradhët e Parlamentit Evropian do të paraqesë sfidat e veta si, digjitalizimi i ekonomisë, forcimi i ushtrisë së bllokut dhe sundimi i ligjit.
Kush është presidentja e re e Parlamentit Evropian?
Në moshën 43-vjeçare, Metsola është personi më i ri në historinë e legjislativit që mban këtë post dhe gruaja e parë në 20 vjet.
Ajo vjen nga fraksioni i Partisë Popullore Evropiane (EPP), ndërsa Sassoli ishte anëtar i grupimit politik të qendrës së majtë Socialistët dhe Demokratët (S&D).
Ajo është deputete e Parlamentit Evropian që nga viti 2013. Si deputete e Partisë Nacionaliste, ajo ka qenë aktive që në rininë e saj duke bërë fushatë si studente që Malta të bëhet anëtare e BE-së.
Si Presidente e Parlamentit Evropian, ajo do të drejtojë aktivitetet e seancave plenare të legjislaturës dhe do të ruajë rendin gjatë seancave. Presidenti gjithashtu u jep fjalën folësve, nënshkruan ligjet dhe zakonisht flet në hapjen e samiteve të BE-së.
Parlamenti ka pasur vetëm dy presidente të mëparshme femra, Simone Veil dhe Nicole Fontaine, të dyja franceze, që kur u bë një asamble e zgjedhur drejtpërdrejt në 1979.
Kujtojmë se David Sassoli, ka ikur nga jeta disa ditë më parë për shkak të “luftës” së tij disa vjeçare me sëmundjen e rëndë.