
Muzeu i Parisit Grevin hoqi të martën figurën prej dylli të presidentit rus Vladimir Putin.
Një veprim i tillë erdhi pasi vizitorët dëmtonin vazhdimisht statujën, por dhe në shenjë proteste për agresionin e Putin në Ukrainë.
Statuja, e cila u krijua në vitin 2000, u zhvendos në një magazinë deri në një njoftim të mëtejshëm.
“Sot nuk është më e mundur të prezantohet një personazh si ai. Për herë të parë në historinë e muzeut ne po tërheqim një statujë për shkak të ngjarjeve historike që po zhvillohen aktualisht”, tha drejtori i muzeut Yves Delhommeau për radion France Bleu.
Advertisement