
Një skandal i vërtetë ajo që ka prodhuar post sfida gjysmëfinale e kupës së Amerikës mes Uruguait dhe Kolumbisë. Këta të fundit fituan 1 me 0 dhe siguruan kalimin për në finale pas 23 vitesh mungesë.
Mirëpo tensioni ka qenë aq i madh mes dy ekipeve dhe tifozerisë saqë në fund të takimit gjithçka ka kaluar caqet. Fillimisht ka pasur përleshje mes lojtarëve në fushën e lojës. Pastaj incidentet janë spostuar në tribuna por janë përfshirë gjithashtu lojtarët.
Tifozët e Kolumbisë janë përplasur fillimisht me familjarët e lojtarëve të Uruguait.
Disa prej futbollistëve, përfshirë sulmuesin e Liverpulit Darvin Nunjez janë ngjitur në tribuna për ti dalë në krah të afërmeve të tyre. Ata janë përleshur me grushte dhe shkelma me tifozët e Kolumbisë.
Futbollistet e Uruguait e kanë cilësuar nivelin e sigurisë në stadiumin e Charlot në Karolinën e Veriut në SHBA, në nivele skandaloze. Kolumbia do të luajë kundër Argjentinës në finale e kupës së Amerikës./vizionplus.tv