minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Rabiot me “valixhe në duar”, ylli francez kërkohet në “Anfield” - Struga.info


Rabiot me “valixhe në duar”, ylli francez kërkohet në “Anfield”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rabiot me “valixhe në duar”, ylli francez kërkohet në “Anfield”

Adrien Rabiot mbylli pas pesë vitesh aventurën me Juventus, me francezin që nuk u bind nga oferta për të rinovuar kontratën me 7.5 milionë euro në sezon, për tre vitet e ardhshme.

Tashmë, 29-vjeçari ka nisur të shqyrtojë ofertat teksa në ditët e fundit është folur për një interesim nga Real Madrid, Milan apo edhe ish-klubi i tij, PSG, mirëpo së fundmi, në skenë ka dalë një emër i ri.

Bëhet fjalë për “Të Kuqtë” e Liverpool, ku sipas raportimeve më të fundit të mediave britanike ka pasur një takim mes përfaqësuesëve të klubit anglez dhe mamasë së lojtarit që është njëkohësisht edhe agjentja e “yllit” francez.

Deri më tani nuk ka akord, por Liverpool ka bërë të qartë qëllimin për të nënshkruar me mesfushorin dhe tashmë mbetet për t’u parë se cila do të jetë e ardhmja e Rabiot, ndërsa nuk përjashtohet ndonjë surprizë nga Arabia Saudite, por edhe Turqia, me Galatasaray, që kërkon shërbimet e tij.

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy