Myftinia e Strugës mori pjesë në ceremoninë e hapjes së Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë në Strugë (FOTO)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Myftinia e Strugës mori pjesë në ceremoninë e hapjes së Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë në Strugë (FOTO)

Myftinia e BFI-së Strugë në ceremoninë e hapjes së Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë në Strugë

Me ftesë të Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë në Strugë, Myftinia e BFI-së Strugë mori pjesë në ceremoninë solemne të hapjes zyrtare të kësaj përfaqësie të rëndësishme diplomatike. Myftiu i Strugës, H. Adi ef. Murtishi, i shoqëruar nga Referenti për Shërbime, Mevlur ef. Aliu, përfaqësuan me dinjitet institucionin tonë fetar në këtë moment historik për shqiptarët e kësaj treve.

Hapja e Konsullatës në qytetin tonë simbolizon jo vetëm forcimin e lidhjeve ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe qytetarëve të saj jashtë kufijve shtetërorë, por edhe një mundësi të re bashkëpunimi ndërinstitucional me strukturat tona fetare. Prania e saj do të lehtësojë komunikimin, mbështetjen institucionale dhe ndërlidhjen shpirtërore mes qytetarëve, studentëve dhe besimtarëve shqiptarë, duke krijuar ura të reja bashkëpunimi me institucionet e BFI-së dhe më gjerë.

Myftinia e BFI-së Strugë shpreh mirënjohjen dhe vlerësimin e saj të thellë për Konsullin e Përgjithshëm, Shkëlqesinë e Tij z. Petrit Musaj, duke i uruar sukses në misionin e tij të lartë diplomatik dhe duke shpresuar në një bashkëpunim të frytshëm e të vazhdueshëm në dobi të interesave të përbashkëta fetare, kombëtare dhe shoqërore të shqiptarëve në Strugë dhe më gjerë.

Advertisement

Myftinia e BFI-së Strugë

Myftinia e Strugës mori pjesë në ceremoninë e hapjes së Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë në Strugë (FOTO)

Advertisement

Advertisement

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy