OBRM-PDUKM: LSDM rezultatet e zgjedhjeve i quajti historike për partinë, po flasin me halucinacione

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Partia maqedonase në pushtet, OBRM-PDUKM ka ironizuar me partinë opozitare LSDM, për rezultatin e zgjedhjeve lokale.

OBRM-PDUK pyeti këtë mëngjes se me çfarë do ta krahasojë LSDM dështimin e saj zgjedhor.

“Sot është një ditë e re për Maqedoninë, një ditë kur publiku është duke pritur – me atë që LSDM do ta krahasojë suksesin e saj zgjedhor. Ndoshta me vitin 1993 në Maqedoni, ose me ndonjë vend afrikan dhe përvojat e tyre”, thuhet në deklaratë.

Nga OBRM-PDUKM thonë se LSDM duhet të bëhen të vetëdijshëm, të përqendrohen dhe të mbledhin veten, duke shtuar se përpjekjet e tyre për të paraqitur bëmat historike janë rezultat i halucinacioneve dhe një gjendjeje specifike psikologjike.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy