Dhjetë artistë nga e gjithë bota, të vendosur tashmë në Tiranë, po bëjnë përgatitjet e fundit për të sjellë përmes baletit një homazh për mrekullinë e paprekur të Evropës, lumin Vjosa.

 

Shfaqja “Actus for Vjosa”, me koreografi të Gentian Dodajt vjen si një thirrje dhe një mesazh i fortë përmes kërcimit bashkëkohor në kuadër të nismës për shpalljen e zonës së Vjosës Park Kombëtar.

GENTIAN DODA

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

KOREOGRAF

 

“Janë shumë elementë si nga ana muzikore, nga ana polifonike, po ashtu dhe nga ana e lëvizjes koreografike  të sjella në një nivel konteporan, që të mos jetë një nivel ekzotik, dicka e mirfiltë copy-paste në baletin kontemporan. Është një pikë frymëzimi.”

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Për artistët, kjo shfaqje do të shërbejë për t’i dhënë zë kauzës edhe në arenën ndërkombëtare.

 

JULIEN KLOPFENSTEIN

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

BALERIN GJERMAN

 

“Si një artist i huaj është shumë prekëse të shohësh kaq shumë artistë shqiptarë që i janë bashkuar kësaj kauze. Është hera e parë për mua që e dëshmoj diçka të tillë. Dhe ky është një projekt pararojë, i cili bën bashkë kaq shumë të huaj, në një grup kërcimi për të sjellë një mesazh të përbashkët. Ne kemi punuar për të bërë më të mirën dhe si artistë do të bëjmë ç’të mundemi për ta promovuar jashtë Shqipërisë, në vendet tona përkatëse këtë kauzë.”

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Kjo koreografi moderne e realizuar deri në detaje me elementë autoktonë, që nga kostumografia e deri te muzika e kompozuar nga Çezar Aliaj, do të ngjitet në skenën e teatrit kombëtar të operës dhe baletit në datat 24 e 25 tetor.