Në pedonalen e qytetit te Korçës është çelur një ekspozitë unike që sjell për herë të parë për publikun instrumente, fotografi, kostume dhe dokumente të rralla që lidhen me historinë e bandave muzikore dhe instrumenteve të frymës në qytetin e serenatave.

Kuratori i ekspozitës, Ermal Sela, u shpreh se qëllimi i këtij aktiviteti është të afrojë publikun me trashëgiminë muzikore të qytetit, duke e njohur më nga afër me instrumentet dhe historinë e formacioneve të bandave që kanë lënë gjurmë në traditën kulturore shqiptare.

Kjo ekspozitë sjell për herë të parë për publikun edhe kostumin e skenës së krijuesit të operës shqiptare, si dhe elementë të tjerë nga formacione të ndryshme muzikore që kanë ndikuar në zhvillimin e muzikës qytetare Mihal Ciko.

Një nga pjesët më të veçanta të ekspozitës është klarineta e mjeshtrit Nevruz Nuri “Lulushi”, simbol i brezave të muzikantëve korçarë që kanë mbetur në kujtesën e publikut me interpretimet e tyre të paharrueshme.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ekspozita mbetet e hapur për publikun duke i dhënë mundësinë qytetarëve të Korçës dhe vizitorëve të njihen me një pjesë të rëndësishme të trashëgimisë muzikore shqiptare./vizionplus.tv