Zef Zorba, jeta në një ekspozitë; publikohen dokumente dh fotografi të regjisorit dhe poetit disident

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zef Zorba,  jeta në një ekspozitë; publikohen dokumente dh fotografi të regjisorit dhe poetit disident

Në qelitë ku kaloi një pjesë të jetës së tij, këtë herë u rikthye por jo fizikisht. Poeti, përkthyesi dhe regjisori shqiptar Zef Zorba erdhi përmes një ekspozite fotografike dhe historike në vendin e dëshmisë dhe kujtesës në Shkodër.

Ai cilësohet si një ndër autorët disidentë të letërsisë shqiptare, duke dhënë në mënyrë të fshehtë gjatë diktaturës një kontribut të jashtëzakonshëm në ripërtëritjen e saj.

 

PJERIN MIRDITA

Advertisement

PËRGJEGJËS I VENDIT TË DËSHMISË DHE KUJTESËS

“ Zef Zorba është një personazh brilant i letrave shqipe sepse është i pari poet disident, i cili nëpërmjet poezive të tij të shkruara në kushtet e përndjekjes komuniste, në mënyrë të tregojë atë ç´ka do të thotë të jesh një shpirt i lirë, kjo ishte një ndër format e reagimit më të përhapura të asaj kohe.”

E bija e poetit, Elena Zorba tregon profilin e babait të saj, një njeri që gjithmonë ishte i lirë dhe i dashuruar me artin dhe letersinë.

 

Advertisement

ELENA ZORBA 

“Ishte një njeri i lirë dhe me një dashuri të madhe për kulturën dhe artin. Rrëfimi bloz që ka qënë jashtë nuk ka arritur t depërtoj brenda mureve të shtëpisë, por ka punuar me një heshtje gjysëm shekullore.”

Të tjera dorëshkrime pritet të botohen, ndërsa Zorba sot studiohet në universitetet shqipfolëse.

ELENA ZORBA 

Advertisement

“ Do të doja të botoheshin të gjitha veprat e tija, sepse akoma ka dokumente që nuk janë botuar.  Por në elitat shqipatre, kosovare, studiohet në universitete dhe cdo ditë e më tepër po njihet”

Zef Zorba si regjisor, vuri në skenë pjesët “Juda Makabe” të Fishtës dhe “Armiku i Popullit” të Ibsenit. Po ashtu, ai përktheu autorë si Robert Frost, dramaturgë si Shou, Pirandello, Ëilde apo filozofë si Croce dhe Gadamer. Si poet, Zorba gjatë diktaturës komuniste la në dorëshkrim shumë poezi, të cilat u botuan pas vdekjes në librin e tij Buzë të ngrira në gaz.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy