Personazhe mitologjike, personazhe historike, por dhe njerëz të thjeshtë vijnë për herë të parë përmes punimeve në skulpturë të Ardian Pepës.

 

Ekspozita “Çdo histori ka dy anë”, e cila ndahet në tri seksione, mbërthyer, mendime të pakrehura dhe zbërthyer, paraqet një tjetër dimension të skulpturave dhe instilacioneve.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

ARDIAN PEPA

 

SKULPTOR

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 “Kjo ekspozitë është menduar shumë gjatë dhe është një proces i punës sime të përditshme. Këto portrete kaun vite që janë bërë, kanë vite që e kanë kryer funksionin e tyre dhe mendova që këtyre figurave të lëna në harresë t’ju kthej përmes ngjyrës dhe këtyre xixave sërish shkëlqimin e duhur.”

 

Por çfarë e ka shtyrë artistin t’i sjellë bashkë të gjithë punimet e tij disavjeçare?

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

ARDIAN PEPA

 

SKULPTOR

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Çdo portret ka emocione të ndryshme ka portrete të mërzitura, ka me histori shumë të bukura dhe kjo më bëri ti bëj bashkë. unë si krijues i të gjithave nuk mund t’i ndaj dot as për përmasat as për përmbajtjen e tyre. Për mua një personazh historik i cili ka peshën e tij është po aq i rëndësishëm sa familjari i dikujt që më sjell një tjetër porosi ”

 

Ardian Pepa hulumton mbi situata pamore të ndërmjetme, duke i dhënë mundësi publikut të ndërveprojë me veten për të lidhur punime me situata dhe vende të ndryshme.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ekspozita vjen për publikun nën kurimin e Ardian Isufit dhe Altin Likës, dhe do të qëndrojë e hapur në galerinë FAB, deri më datë 28 shkurt.