Ekspozitë kushtuar Covid-19/ Studentët e arteve sjellin 50 punime në pikturë, skulpturë dhe instalacione

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ekspozitë kushtuar Covid-19/ Studentët e arteve sjellin 50 punime në pikturë, skulpturë dhe instalacione

Kjo është një prej skulpturave që paraqet realitetin e Covid-19 të parë nga sytë e studentit Erlind Fusha.

 

Këto këndvështrime, përmes punimeve në pikturë, skulpturë, instilacion edhe fotografi vijnë në ekspozitën “Reallity 19+”  në Universitetin e Arteve të Bukura.

 

Advertisement

 

ERLIND FUSHA

KURATOR

“Kësaj punë unë nuk ja kam vendosur emrin sepse dua që njerëzit të bëhen kureshtarë e të pyesin që e kujt është kjo punë. Dhe besoj se kjo gjë ka vlejtur. Këtë punim unë ë kam quajtur “Doli apo nuk doli kjo është çështja”. Ka këtë emër, sepse unë vetë e kam kaluar covid por nuk e di nëse do me kthehet apo sdo më kthehet më, pra ka dalë apo jo nga trupi im.”

Advertisement

 

Edhe studenti Arenc Ibrahimi sjell veprat e tij në tri dimensione, të cilat i përkasin fazave para, gjatë dhe pas covidit.

 

Ekspozita është e përbërë nga 50 punime dhe është ende në proces, ndërkohë që studentët kanë dëshirë që punimet e tyre të ekspozohen jo vetëm në ambientet e shkollës, por edhe në Galerinë e Arteve.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy