Një ekspozitë përqark globit/ 3200 artistë të huaj sjellin punimet për herë të parë në Tiranë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Një ekspozitë përqark globit/ 3200 artistë të huaj sjellin punimet për herë të parë në Tiranë

“Parallel 42 – A Circle of Humanity” titullohet  ekspozita që u hap mbrëmjen e së premtes në ambientet e Qendrës për Hapje dhe Dialog në Kryeministri.

3200 artistë nga e gjithë bota sollën punimet e tyre për herë të parë në Tiranë si pjesë e koleksionit “Imago Mundi”.

Projekti synon krijimin e një gjeografie artistike të veçantë, duke sjellë koleksionin përmes ekspozitave e katalogëve, duke mundësuar një dialog mes artit në botë.

Në ceremoninë e hapjes i pranishëm ishin Kryeministri Rama, përfaqësues te fondacionit Benetton si dhe shumë personalitete të fushës së artit e më gjerë.

Advertisement

 

EDI RAMA

KRYEMINISTËR I SHQIPERISE

 

Advertisement

“Duke u kërkuar mijëra artistëve që të japin kontributin e tyre në atë kuadratin e vogël dhe duke mundësuar pastaj, pikërisht në një moment të historisë së njerëzimit kur njerëzimi u detyrua të izolohej nëpër shtëpi, nëpër qytete, shtete të ndryshme që ndërprenë plotësisht komunikimin, që kjo ekspozitë të marrë jetë si një varg i pambarimtë përshpërimash nga të gjitha anët e globit”.

 

Drejtori i projektit “Imago Mundi”, Enrico Bossan u shpreh i lumtur që hera e tij e parë në Shqipëri e gjeti në këtë event.

 

Advertisement

ENRICO BOSSAN

 

DREJTOR I PROJEKTIT “IMAGO MUONI”

 

Advertisement

“10 vjet më parë  “Imago Mundi” lindi me idenë e Luçiano Benetonit dhe ne menduam se ndodhi për të takuar njerëz që kanë fuqi për të bërë atë çfarë nënkupton “Imago Mundi”, larminë, pluralitetin dhe si sot në këtë vend apo në shumë vende të tjera koleksioni i “Imago Mundi” mund të ndihmojë të niset një diskutim, të bëjë njerëzit të ulen së bashku dhe të dëgjojnë një zë tjetër. Kemi 15 koleksione, por ka vetëm një vend, vendi i artistëve.”

 

Punimet udhëtuese jo vetëm të përkatësisë shtetërore të artistëve, por edhe veprave përgjatë paralelit 42 të globit, ftojnë publikun të shkelë të gjithë ato vende që në dukje janë të largëta.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy