Çfarë po ndodh me orientimin në muzikë sot, çfarë I duhet një artisti për t’u dashur nga publiku?Cilat janë sfidat me të cilat I është dashur të përballet dikur një artist dhe cilat janë sot? Shet zëri apo imazhi?

 

Të ftuara në studion e “Vizionit të Pasdites”, këngëtarët Gresa Gjocera dhe Genti Hoxha, rrëfejnë sfidat në këtë industri, teksa nënvizojnë se krijimi i famës, tanimë varet nga shumë elementë. Ndonëse zëri dhe talenti duhet të jetë elementi primar, të ftuarit pohojnë se në fakt vëmendje po i jepet çdo ditë e më shumë performancave dhe videoklipeve.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";