Piktori i njohur Ali Oseku është ndarë nga jeta pas një beteje me një sëmundje të rëndë.

Lajmi është bërë i ditur nga galeria FAB përmes një postimi në rrjete sociale.

Ali Oseku lindi në Tiranë, në një familje me origjinë nga Gjakova. Liceun artistik e mbaroi në vitin 1963, ndërsa Institutin e Lartë të Arteve në vitin 1969. Pas studimeve, artisti fillon punë si skenograf në TOB.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai menjëherë u kthye në një figurë tërheqëse në skenën e artit shqiptar të fillimviteve ’70, duke sjellë një frymë të re në skenografitë e shfaqjeve që ai do të projektonte, si dhe një nerv artistik të veçantë në krijimet që solli nëpërmjet pikturës së tij.

Në vitin 1973, në valën e ndëshkimeve shtetërore në fushën e artit dhe kulturës, artisti dënohet me burg deri në vitin 1979.

Pas kësaj periudhe, artisti punon si punëtor i thjeshtë, deri në rënien e sistemit.  Pas viteve ’90, u bë një nga zërat më aktivë të skenës artistike vendase.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";