Pas Tiranës, Festivali Jazz & Blues “Gjon Mili”, ka mbërritur në Korçë, duke përcjellë për turistët vendas dhe të huaj një atmosferë tejet të veçantë.

Për organizatorët, qyteti juglindor si vendlindja e fotografit me famë botërore dhe instrumentistit të obojës, mbart një përgjegjësi edhe më të madhe në promovimin e tij.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

ANDI GONGO

MUZIKANT

“Ky festival synon të promovojë figurën e Gjon Milit si e vetmja urë lidhëse të periudhës më të artë të muzikës xhaz, në urën midis muzikës që kërcehej dhe asaj që dëgjohej në teatro.”

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ëndrra e Gjon Milit për muzikën Jazz & Blues ka qënë edhe shtysa kryesore e lindjes së këtij festivali i cili këtë vit ka edicionin e dytë.

ELONA ISLAMAJ

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

MODERATORE

“Kanë marrë pjesë rreth 25 muzikantë intsrumentisë shqiptarë dhe të huaj dhe prioritet i është dhënë shumë disa të rinjve. ky edicion rezultoi i suksesshëm dhe po hedh rrënjë të forta.”

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Instrumentistët dhe muzikantët e huaj shprehen se kanë gjetur një hapësirë të larmishme të ndërthurjes së rrymave për muzikën moderne.

IDA ALTROVE

MUZIKANTE

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Jemi shumë të lumtur që jemi pjesë e këtij festivali, unë do të interpretoj disa këngë që i kam shkruar vetë. Kjo është hera e parë që vij në Shqipëri dhe kam gjetur një atmosferë të jashtëzakonshme.”

GIUSEPPE SANTELLI

MUZIKANT

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Në këtë festival kam sjellë një bashkëpunim trio që e kemi quajtur “ëndërrimtari”, kjo është hera e dytë që marr pjesë ndërsa reagimet kanë qënë shumë pozitive.”

Organizatorët shprehen se janë angazhuar gjithnjë e më shumë të rinjtë që promovojnë këtë lloj rryme duke e konsideruar muzikën jazz, në themel të të gjitha rrymave të tjera moderne.