Javët kulturore ndërkombëtare kanë sjellë në Apoloninë antike shfaqjen ” Miti i Amazonave”.

 

Një shfaqje plot emocion dhe pasion, ku historia legjendare e Pentesilesë u përcoll për publikun nëpërmjet vallëzimit të balerinëve të trupës së baletit të koreografes greke Artemis Ignatiou dhe kompozitorit Miran Tsalikian.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Vepra mitologjike greke solli edhe njëherë në vëmendje fuqinë e gruas në shoqëri, duke ndërthurur të kaluarën me të tashmen dhe artin antik me atë bashkëkohor.

 

ARTEMIS IGNATIOU

KOREOGRAFE GREKE

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Është një nder i madh për mua të jemi këtu sot në këtë vend arkeologjik të mrekullueshëm dhe me tempullin e Apollonit mbas që është dhe pika që na bashkon me Greqinë e lashtë; të japim një shfaqe që i përket amazoneve. Një mit nga mitologjia e lashtë greke që thekson fuqinë që gruaja ka që në lashtësi. Këtë shfaqe ia dedikojmë gruas së sotme që dalin të fuqishme; që përpiqen çdo ditë për familjen e tyre, karrierën e tyre dhe që janë kolona e çdo familjeje.

 

Lufta e zjarrtë mes Akilit dhe Pentesilesë, mbretëreshës legjendare të Amazonave, rrëmbeu duartrokitjet e publikut, mes të cilit ishte edhe ambasadorja e Greqisë në vendin tonë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";