Iva Zurbo është një pianiste shqiptare e cila prej vitesh jeton në Gjermani dhe ka spikatur që në moshë të vogël me talentin e saj.

 

Tingujt e pianos janë ato që e kthejnë artisten në atdhe, për të ndarë me publikun sonte në mbrëmje një koncert recital në liceun artistik “Jordan Misja”.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

IVA ZURBO

PIANISTE

“Janë emocione shumë të veçanta që nuk mund të përshkruhen dot me fjalë. Ndjehem, shumë e lumtur që pas një kohe kaq të gjatë rikthehem të luaj pranë prindërve të mi, pranë miqve dhe veçanërisht pranë pedagogëve të mi në lice.”

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Me dëshirën për të ecur nën hapat e pianistëve më të mëdhenj botëror 20-vjeçarja ka prekur sukese të njëpasnjëshme edhe në skenat europiane.

 

IVA ZURBO

PIANISTE

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Çdo çmim dhe çdo aktivitet, çdo koncert ka të veçantën dhe bukurinë e vet. por një nga çmimet më të veçanta dhe më të mëdha që unë kam marrë që kam marrë ka qenë “Rising Stars”, në vitin 2019 ku unë jam përzgjedhur ndër 5 finalistët më të mirë në të gjithë Gjermaninë.”

 

Ndonëse larg vendlindjes Iva e sheh vendin ku ajo jeton si një mundësi për t’u rritur profesionalisht.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

IVA ZURBO

PIANISTE

“Gjermania është vendi i artit i kulturës, nga të cilët vijnë shkrimtarët më të mëdhenj, muzikantët më të njohur. është një vend që e vlerëson shumë veçanërisht kulturën dhe të ofron shumë mundësi ku ti të tregosh veten.”

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ashtu si shumë të rinj që kanë zgjedhur të shkollohen dhe të jetojnë jashtë pianistja nuk e përjashton mundësinë që të kthehet dhe të vijojë karrierën në vendin e saj.