Artisti shqiptar i njohur në Itali sjell në Tiranë ekspozitën “Rikthim”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Artisti shqiptar i njohur në Itali sjell në Tiranë ekspozitën “Rikthim”

“Rikthim” është ekspozita personale e piktorit të njohur Duli Caja.

Nga data 2-12 prill, Galeria e Arteve në Tiranë me mbështetjen e Bashkisë Tiranë do të mikpresë të gjithë artdashësit e artit pamor.

 

Artisti Duli Caja është një emër mjaft i njohur edhe përtej detit në Italinë fqinje. Ai ka bërë disa ekspozita në Itali të cilat janë vlerësuar së tepërmi nga kritika italiane.

Advertisement

 

Pak kohë më parë, ai hapi dhe një ekspozitë për 30-vjetorin e eksodit të shqiptarëve drejt brigjeve italiane, duke sjellë historinë dhe momente domethënëse të atyre viteve.
Caja është dhe autor i disa librave në fushën e artit.

 

Tirana është kthyer në një qendër të njohur për evente të mëdha duke tërhequr mjaft artistë të huaj.

Advertisement

 

Këngëtarë të famshëm si Dua Lipa, Anastasia, John Newman, Bebe Rexha and Rita Ora kanë përformuar në sheshet e Tiranës, duke dhuruar spektakël.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy