Pianistja Ingrid Pulizo rrëfeu në “Vizionin e Pasdites” performancën e saj më të vështirë që lidhet me mbrëmjen kur e ëma u nda nga jeta. E prekur ajo tregon se i duhej të performonte para publikut, teksa fshihte dhimbjen për humbjen e njeriut të saj të shtrenjtë.

“Mua atë ditë që më ndërroi jetë mamaja, unë duhej të luaja në darkë. Nuk i rikthehem se çfarë kam luajtur se është shumë e vështirë. Ajo ishte një vepër, ishte një opera e re që unë nuk kisha kujt t’ia lija në dorë sepse ishte ngjizur. Mamaja pësoi një hemorragji celebrale në mes të natës, u çua në spital, në mëngjes ndërroi jetë. Mamaja erdhi nga morgu, siç është procedura, unë duhej të shkoja në prova dhe në darkë të performoja. Të mendosh shumica e njerëzve janë lajmëruar në orën tetë të darkës, që të mos vinin e të mos më gjenin mua, sepse jo të gjithë e kuptojnë”, tha ajo duke pranuar se e njëjta gjë iu ka ndodhur edhe kolegëve të saj.

Ajo theksoi se ende nuk i rikthehet asaj vepre të luajtur në një ndër netët më të vështira të saj, ndërsa nënvizoi se dhimbja për prindërit është ende e freskët.

Pianistja tregoi se e ëma ishte edhe personi i parë që insistoi që ajo të bëhej artiste, ndërsa rrëfeu se prindërit e vlerësonin dhe donin artin që ajo bënte./vizionplus.tv/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";